Ndërlidhjet

KIEV


Bashkimi Evropian i caktoi Ukrainës statusin e "ekonomisë funksionale të tregut", që parashihet të lehtësojë lidhjet tregtare të këtij vendi me BE-në. Njoftimi u publikua nga kryeministri britanik Tony Blair, kryesues i radhës i Bashkimit Evropian, në samitin Ukrainë – BE, në Kiev.
"Unë shpresoj dhe besoj se ky nuk do të jetë thjeshtë samiti më i suksesshëm ndërmjet BE-së dhe Ukrainës. Të jeni të sigurt se në përparimet në të ardhmen, Bashkimi Evropian dhe vendet si Britania e Madhe do të jenë partnerët tuaj" tha Blair.
XS
SM
MD
LG