Ndërlidhjet

BRUKSEL


Diplomati suedez Torbjern Solstrem do të jetë i dërguari i ri i shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së në Prishtinë.
Ai do ta zëvendësojë diplomatin italian Fernando Gentilini, i cili në këtë detyrë gjendet prej prillit 2004.
Roli i diplomatit suedez do të jetë në forcimin e pranisë së Bashkimit Evropian, dhe për t}'i ndihmuar të dërguarit të BE-së për statusin e Kosovës, Stephan Lehne.
"Solstrem do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë liderët në Kosovë, me institucionet dhe bashkësitë, me UNMIK-un, KFOR-in dhe të gjithë partnerët e BE-së në Kosovë", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Javier Solanës në Bruksel.
XS
SM
MD
LG