Ndërlidhjet

BERLIN/PARIS


Zëdhënësi i Qeverisë, Thomas Steg tha sot se Gjermania do të "presë me durim" përgjigjjen e Shteteve të Bashkuara lidhur me akuzat se agjencia CIA ka udhëhequr burgje sekrete në Evropë. Ky zëdhënës mëtutje ka thënë se Berlini nuk do të shpejtoj që këto përgjigjje ti ketë kur sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në këtë temë, nga Parisi arrijnë informacione se Qeveria franceze po shqyrton raportet në media se së paku dy aeroplanë të agjencisë CIA, që me gjasë bartnin terroristët e dyshuar, kishin ateruar në Francë. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Jean-Baptist Mattei tha sot se "po hulumtohet çështje se çka po bartnin këta aeroplanë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG