Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Bashkimi Evropian do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në Kosovën me status të zgjidhur, mirëpo ky rol duhet të jetë i ndërtuar mbi partneritet dhe jo që ai të jetë një administrim tjetër në Kosovë, kanë thënë sot zyrtarët më të lartë të Kosovës. Ata këto deklarime i bën pas takimeve me përfaqësuesin e deritashëm të Havier Solanës në Kosovë, Fernando Gentilini dhe me pasardhësin e tij, Torbjorn Sohlstrom. Zoti Gentilini tha se "roli i BE-së vetëm sa mund të rritet me kalimin e kohës për shkak të perspektivës evropiane të rajonit". Zoti Sohlstrom tha se "ne synojmë përforcimin e pranisë" në mënyrë që "ta shohim Kosovën si pjesë të BE-së".
XS
SM
MD
LG