Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Frank Wisner, diplomat i lartë i karrierës, tashmë në pension, si të dërguar në bisedimet e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga agjencia Reuters, e cila iu referua burimeve të besueshme brenda Departamentit të Shtetit.
"Zgjedhja e Wisner dëshmon se Uashingtoni synon që kjo punë të bëhet si duhet", citoi Reuters burime diplomatike. Ai ka qenë, mes të tjerash, ambasador në Indi e Egjipt dhe më pas ka mbajtur poste të larta në kompanitë private amerikane.
Reuters raportoi se ende nuk është caktuar data për zyrtarizimin e emërimit.
XS
SM
MD
LG