Ndërlidhjet

TEHRAN


Irani nuk pranon të zhvillojë bisedime me SHBA-në për çështjet e sigurisë në Irak. Javën e kaluar ambasadori amerikan në Irak Zalmay Khalilzad u autorizua nga Departamenti i Shtetit të takojë autoritetet iraniane për bisedime. Por zëdhënesi i ministrisë së jashtme të Iranit duke refuzuar propozimin amerikan tha se siguria në Irak është një çështje e brendshme që lidhet me irakenët, që janë aq të zgjuar për të vendosur vetë të ardhmen, pa nevojën e bisedimeve me Amerikën.-tha zëdhenësi iranian.
XS
SM
MD
LG