Ndërlidhjet

VJENË


Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës mund të zgjidhet vetëm kur të gjendet një zgjidhje për gjithë Ballkanin Perëndimor, tha mbrëmë në Vjenë, ministri i Jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer.
"Zgjidhja e statusit të Kosovës do të ketë sukses vetëm atëherë kur për gjithë Ballkanin do ta kemi perspektivën e afrimit, ndërsa në të ardhmen e largët ndoshta edhe integrimin në Evropë", tha ai.
Këto komente Shtajnmajer i bëri pas takimit me ministren e Jashtme të Austrisë, Ursula Plashnik.
XS
SM
MD
LG