Ndërlidhjet

UASHINGTON


Anëtarët e Komisionit të Shteteve të Bashkuara për hetimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, thonë se administrata e presidentit Bush dhe Kongresi ende nuk kanë ndërmarrë hapa urgjent, që janë të nevojshëm për ta mbrojtur Amerikën nga një sulm tjetër i mundshëm. Kryesuesi i këtij komisioni Thomas Kean, deklaroi: "A jemi ne të sigurtë. Përgjigjja është, natyrisht, se ne jemi më të sigurtë, por katër vjet pas 11 shtatorit, nuk jemi të sigurtë sa duhet dhe kjo është thjesht e papranueshme".
XS
SM
MD
LG