Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka mbrojtur strategjinë që po ndiqet në Irak, duke thënë se rritja ekonomike në Irak po i jep shpresë irakianëve për një të ardhme demokratike.
Por ai ka pranuar, gjatë fjalimit të tij para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, se rindëritimi i Irakut është njëherësh një detyrë tepër e vështirë.
"Rindërtimi nuk ka ecur gjithmonë siç kemi shpresuar, kryesisht për shkaqe sigurie që kanë qenë sfida e vazhdueshme në terren. Rindërtimi i një vendi të shkatërruar nga një diktator është shumë e vështirë, derisa vështirësitë rriten kur shtohen dhe përpjekjet e terroristëve për të hedhur në erë çfarë ndërtojnë irakianët", tha Bush.
Fjalimi i Bushit ishte i dyti në mesin e katër fjalimeve që presidenti do mbajë në përgjigje të kritikave në Irak.
XS
SM
MD
LG