Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vendet anëtare të NATO-s kanë mirëpritur shpjegimet e sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice lidhur me fluturimet e dyshimta të CIA-s.
Shtetet e Bashkuara po përballen me kritika të shumta lidhur me akuzat për ekzistimin e burgjeve të fshehta ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm.
Pas takimit ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier tha se Rice ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa interpretojnë në të njëjtën mënyrë marrëveshjet ndërkombëtare.
Shefat e diploamcisë belge dhe hollandeze pas takimit me Rice janë shprehur të kënaqur me shpjegimet e Sekretares amerikane të Shtetit.
XS
SM
MD
LG