Ndërlidhjet

SOFJE


Ministri i Kulturës i Kosovës, Astrit Haraçia dhe ai i Serbisë, Dragan Kojadinoviq janë takuar në Bullgari, ka thënë sot zëdhënësi i ministrisë së jashtme bullgare, Dimitar Tsanchev. Ai tha se synim i vendit të tij është që "të ndërtohen ura ndërmjet të dy komuniteteve" në Kosovë. Zoti Tsanchev mëtutje tha se "tashmë ka filluar konservimi i afro 30 vendeve fetare në Kosovë, me ndihmën financiare të Uneskos, të Këshillit të Evropës dhe të Unmikut". Bisedimet ndërmjet të dy ministrave të kulturës u mbajtën në fshatin bullgar Arbanasi, i themeluar në shekullin e 12-të nga imigrantët shqiptarë.
XS
SM
MD
LG