Ndërlidhjet

UASHINGTON /OSLO


Zyrtari i lartë amerikan për çështje të kontrollit të armatimit, Robert Joseph tha sot se Irani, së shpejti do të mund të prodhonte armatim bërthamor. Ai tha se Shtetet e Bashkuara edhe mëtutje mbështeten në diplomaci për ta bindur Iranin që të heqë dorë nga ky lloj armatimi. Më herët gjatë ditës, fituesi i çmimit Nobel për paqe për këtë vit, Mohamed ElBaradei, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, tha se Bashkësia Ndërkombëtare po e humb durimin ndaj Iranit lidhur me programin e tij atomik. Këto komente zoti ElBaradei i bëri në Oslo, një ditë para mbajtjes së ceremonisë së marrjes së çmimit Nobel. Duke folur lidhur me synimet e vendeve për tu pajisur me armatim bërthamor, ai deklaroi:
-90% e synimit për tu pajisur me armatim atomik është ndjenja e pasigurisë dhe ne nuk duhet të merremi me simptomet, por duhet ti analizojmë shkaqet që nxisin vendet për të lëvizur kah ky armatim.
XS
SM
MD
LG