Ndërlidhjet

MADRID


Ish gjenerali kroat, Ante Gotovina është transferuar nga Spanja në qendrën e paraburgimit në Gjykatën e Hagës. Gotovina ka qenë në listën e tre më të kërkuarve nga Gjykata e Hagës së bashku me Karaxhiqin e Mlladiçin, të cilët ende janë në liri.
Ministri spanjoll i punëve të brendshme, Jose Antonio Alonso në një konferencë shtypi tha se Gotovina kishte dy pashaporta fallco me të cilat kishte udhëtuar pa probleme në shumë vende të botës, gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë i kërkuar.
Në mesin e vendeve që kishte vizituar ishin një numër shtetesh të Amerikës Latine, Kina, Çekia, Rusia, Tahiti dhe muajin e kaluar kishte qenë në Mauritani.
XS
SM
MD
LG