Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të punojnë më shumë në avancimin e të drejtave të njeriut. Përmes një komunikate Petersen tha se rruga për në Evropë shkon përmes respektimit të të drejtave të njeriut.
Organizatat për të drejtat e njeriut, ndërkaq thanë se në Kosovë vazhdon të ketë shkelje të këtyre të drejtave. Përfaqësuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Ibrahim Makolli tha se janë vetë institucionet ndërkombëtare dhe vendore ato që po shkelin më së shumti të drejtat e njeriut.
Me rastin e kësaj date, në Kosovë u mbajt edhe edicioni i 6-të i Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar për të drejtat e njeriut. Që nga fillimi i festivalit me 5 dhjetor, u shfaqën 30 filma dokumentarë me temë: të drejtat e njeriut në vende të ndryshme të botës.
XS
SM
MD
LG