Ndërlidhjet

HAGË


Ish gjenerali kroat Ante Gotovina është vendosur në burgun e Tribunalit të Hagës, me akuzën për krime të luftës. Jim Landale, zëdhënës i Tribunalit konfirmoi se ai ka arritur në qendrën e burgimit të Tribunalit.
"Paraqitja e parë në gjykatë do të jetë të hënën" tha Landale.
Gotovina u arrestua në Spanjë dhe sot u transferua në Hagë. Ai ishte në listën e tre më të kërkuarve nga Gjykata e Hagës së bashku me Karaxhiqin e Mlladiqin, të cilët ende janë në liri.
XS
SM
MD
LG