Ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel ku po diskutojnë rolin që duhet të luajë unioni në Kosovë. Minsitrat do të dëgjojnë raportin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë Havier Solana dhe komisionerit për zgjerimin Oli Rehn. Në raport thuhet se BE duhet të nisë që tash përgatitjet për një mision të mundshëm të politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë. "BE- thuhet ndër të tjera në raport -duhet të ndihmojë Kosovën në permbushje të obligimeve për plotësimin e nismave rrajonale".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.