Ndërlidhjet

PRISHTINË


Decentralizimi do të jetë një prej faktorëve kyç në përcaktimin e rezultatit të bisedimeve për statusin e Kosovës, ka thënë sot në Prishtinë, shefi i administratës së UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen. Këto komente Jessen-Petersen i bëri pas një takimi që zhvilloi me Grupin Negociues, nga të cilët ai ka kërkuar qëndrimin e Delegacionit për mbajtjen e një takimi ndërmjet ministrave Haziri e Lonçar me 19 dhjetor në Vjenë. Qëndrimet e Delegacionit të Kosovës për decentralizimin, Petersen do t’ia paraqesë nesër Grupit të Kontaktit, i cili mblidhet në Paris, ku do të jetë i pranishëm dhe emisari i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari.
XS
SM
MD
LG