Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Këshilli Konsultativ për Komunitete dhe Kisha Ortodokse Serbe janë pajtuar se monumentet ortodokse duhet të kenë mbrojtje te veçantë pas përcaktimit të statusit final.
Me përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Serbe Sava Janjiq në Manastirin e Deçanit janë takuar sot kryesuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete Veton Surroi dhe Ylber Hysa. Ky i fundit i tha Radios Evropa e Lirë se takimi ka sjellë rezultate pozitive.
Ndërkaq kleriku Sava Janjiq ka vlerësuar se bisedimet ishin të sinqerta dhe nuk kishin karakter politik.
“Jemi pajtuar që në bazë teë rekomandimeve të Grupit të Kontaktit objektet e Kishës ortodokse serbe të kenë një lloj të veçantë të mbrojtjes. Nuk kemi folur për detaje, por kemi hasur në pajtim dhe në gatishmëri të palës kosovare”, tha Sava Janjiq.
XS
SM
MD
LG