Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot në Irak po votojnë të burgosurit, pacientët e spitaleve dhe forcat e sigurisë. Zgjedhjet parlamentare mbahen në Irak ditën e enjte, por data 12 ishte përcaktuar si ditë paraprake votimi. Zgjedhjet e 15 dhjetorit janë të parat që mbahen në vend nga të cilat do të dalë një parlament me mandat katër vjeçar. Ndërkaq Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do nënshkruajë marrëveshje tregtie me qeverinë që do dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend tre civilë janë vrarë dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur, derisa dy ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG