Ndërlidhjet

PRISHTINË


Decentralizimi duhet të jetë çështje e brendshme e Kosovës, dhe në këtë proces nuk duhet të ketë ndërhyrje nga jashtë, ka thënë ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës Sllavisha Petkoviç.
Pas takimit që pati me Veton Surroin, anëtarin e Grupit Negociues, Petkoviç paralajmëroi se javën tjetër ai do të dalë me një draft-propozim për decentralizimin, në të cilin do të përfshihen kërkesat kryesore të pakicës serbe.
Petkoviç vlerësoi se me zgjidhjen e çështjeve, statusi i Kosovës do të bëhej më pak i rëndësishëm për komunitetin serb në Kosovë.
XS
SM
MD
LG