Ndërlidhjet

KUALA LAMPUR


Liderët e 16 vendeve përuruan forumin e ri, që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në Azinë Lindore.
"Jemi pajtuar të gjithë se unioni i Azisë Lindore, në të ardhmen do të jetë realitet, meqenëse bashkëpunimi do të rritet dhe do të forcohet" tha kryeministri i Malajzisë Abdullah Ahmad Badavi, si nikoqir i samitit të sotëm. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mori pjesë në samitin e mbajtur në Kuala Lampur, në cilësinë e vëzhguesit. Raportohet se nuk është arritur konsensus për përfshirjen e Rusisë si anëtare të forumit.
Takimi organizohej nga Asociacioni i vendeve të Azisë Juglindore, kurse pjesëmarrës ishin edhe: Japonia, Kina, Korea Jugore, India, Australia dhe Zelanda e Re.
XS
SM
MD
LG