Albana Isufi, Prishtinë
Kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli rikonfirmoi se Shqipëria dhe të gjitha institucionet e saj përkrahin pavarësinë e Kosovës brenda kufijve ekzistues. Topalli ka bërë këto komente gjatë takimeve që zhvilloi me liderët e institucioneve dhe të partive politike në Prishtinë.
"Parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare, kryeministri shqiptar, shteti shqiptar, janë në mbështetje të plotë të pavarësisë së Kosovës dhe kjo është shprehur edhe përmes rezolutave".
Kryeparlamentarja shqiptare ka thënë se Shqipëria është kundër çdo ndarjeje të Kosovës. Ajo ka sugjeruar se paralelisht me zhvillimin e bisedimeve, kosovarët duhet të përpiqen që të përmbushin standardet.
“S'ka kthim mbrapa, ashtu siç nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka ndryshim të kufijve. Duhet punuar për standardet, duhet punuar për decentralizimin, duhet punuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Por në të njëjtën kohë këto nuk janë asgjë tjetër përveçse përpjekje të nevojshme për ndërtimin e shtetit serioz të Kosovës."
Rrjedha e bisedimeve për statusin përfundimtar ka qenë në fokus të takimit mes presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe zonjës Topalli. Rugova ritheksoi qëndrimin e tij rreth statusit.
“Zonjën Topalli e njoftova me përgatitjet që po i bëjmë për bisedimet që do të jenë për Kosovën, që është pavarësia. Në të njëjtën kohë unë insistoj për njohjen direkte të pavarësisë së Kosovës".
Çështjet e bashkëpunimit ekonomik kanë qenë ato që kanë dominuar në takimin mes kryeministrit Bajram Kosumi dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, por pa lënë anash politikën. Kryeministri Kosumi ka kërkuar një rol edhe më të madh të shtetit shqiptar në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.
“Vazhduam bisedën për procesin në të cilin po ec Kosova për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës, në të cilin sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit, por më shumë se vendet e tjera të rajonit, Shqipëria duhet të ketë një rol që të ndihmojë procesin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës."
Lideri i PDK-së Hashim Thaçi tha pas takimit me Topallin, se bashkëpunimi i mëhershëm mes të dyjave vendeve, duhet të vazhdojë dhe thellohet edhe më tej.
“Jam optimist në bashkëpunimin tonë mes Prishtinës dhe Tiranës, që do të jetë një bashkëpunim shumë më i thellë, shumë më intensiv, më aktiv, më produktiv dhe do të jetë një angazhim për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO."
Lideri partisë opozitare Ora, Veton Surroi ka kërkuar që marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri të mos trajtohen ngjashëm sikurse raportet me vendet e tjera fqinje.
“Në kuadër të marrëdhënieve fqinjësore mos ta trajtojmë me një ekuidistancë të gjithë fqinjtë. Shqipëria ka një vend të veçantë në marrëdhëniet mes Kosovës së ardhshme të pavarur dhe Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një hapësirë, në mos kurrgjë tjetër, të njëjtë kulturore."
Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli ka qëndruar në një vizitë dyditëshe në Kosovë me ftesë të homologut të saj, Nexhat Daci.