Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka kërkuar sot nga vendet anëtare të BE-së që Maqedonisë ti japin statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto komente ai i bëri në Bruksel para samitit të BE-së, që do të jetë i fokusuar në çështjet e buxhetit dhe me gjasë do të shqyrtoë edhe çeshtjen e Maqedonisë.
Në këtë temë sot nga Shkupi raportohet se presidenti Branko Cërvenkovski i ka dërguar një letër presidentit francez Zhak Shirak në të cilën kërkon që Franca ta ndyshojë kundërshtimin e saj që Maqedonisë ti jepet statusi i kandidatit për anëtarësim. Në këtë leter thuhet pos të tjerash se përkundër problemeve me të cilat ballafaqohet Brukseli, dhënia e statusit te kandidatit për pranim të Maqedonisë do të ishte" fitore" për Evropën.
XS
SM
MD
LG