Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi politik i Delegacionit të Kosovës për statusin është takuar sot me ministrin e pushtetit lokal Lutfi Haziri dhe janë pajtuar se çështja e decentralizimit të pushtetit vendor përkon me mandatin dhe përgjegjësinë e Delegacionit të Kosovës për statusin. Në një komunikatë të lëshuar nga ky Grup thuhet se të gjitha veprimet në adresimin e kësaj çështjeje duhet të kordinohen në mes të Delegacionit të Kosovës, Grupit Politik dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.
XS
SM
MD
LG