Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad e përshkroi sot Holokaustin si "mit". Ai tha se nëse Holokausti ka ndodhur, Izraeli duhet të zhvendoset nga Lindja e Mesme. "Nëse ju keni pranuar një krim të tillë, atëherë do të jetë mirë nëse i jepni një pjesë të tokës suaj në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, ose në Alaskë, që ata të mund të krijojnë një shtet për veten e tyre"-tha presidenti i Iranit.
Ndërkaq ministri i jashtëm i Izraelit Mark Regev duke folur për gazetarët në Jeruzalem, theksoi se kombinimi i rregjimit në Iran mes një axhende radikale dhe sensit shkatërrues të realitetit ishte qartësisht i dallueshëm në qëndrimet e Ahmadinejadit, ku asnjë nga faktorët ndërkombëtarë nuk mund ta pranojë.
Ndërsa BE-ja tha se komentet e presidentit iranian nuk kanë vend në debatet e civilizuara politike. Zëdhënësja e Komisionit Evropian në Bruksel Ema Udwin, komentoi se vërejtjet e presidentit të Iranit janë thjesht, krejt të papranueshme.
XS
SM
MD
LG