Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Një sistem jofunksional ndërkombëtar ka lejuar Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiçin që të jenë ende në liri, ka deklaruar kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte para Këshillit të Sigurimit.
Del Ponte ka shtuar se bashkëpunimi me Beogradin është përkeqësuar.
"Për dhjetë vjet bashkësia ndërkombëtare ka luajtur si "macja me miun" me Karaxhiqin dhe Mlladiçin dhe për shumë kohë macja ka zgjedhur të jetë e verbër dhe e ka lejuar miun të fshihet nga një vrimë në tjetrën", tha del Ponte.
Ajo ka vlerësuar arrestimin e Gotovinës si model të bashkëpunimit në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG