Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian po takohen në ditën e fundit të samitit në përpjekje për të arritur marrëveshjen lidhur me buxhetin afatgjatë të bllokut. Kryeminisri britanik, Tony Blair, qeveria e të cilit kryeson presidencën e bashkimit Evropian, është takuar ndaras me presidentin e Francës, Jacques Chirac, me kancelaren gjermane,An gela Merkel dhe me disa liderë të tjerë të vendeve anëtare. Kancelarja, Angela Merkel tha se Gjermania do të jetë partner i mirë në negociatat e sotme, por ajo do ti ketë parasysh edhe interesat e saja.
- Gjermania, së pari, do ti mbroj interesat e saj...Ne duhet të jemi të kujdesshëm me të holla dhe të kujdesshëm për ti mbrojtur kërkesat tona, siç është për shembull, mbështetja për Gjermanin lindore. Së dyti, ne jemi të aftë të jemi partnerë të mirë në negociata, por nuk do të heqim dorë nga pjesa më e madhe e kërkesave tona, tha zonja Merkel.
XS
SM
MD
LG