Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati i Shteteve të Bashkuara sot ka refuzuar përpjekjet për riautorizimin e disa dispozitave të ligjit amerikan anti-terror. Senatorët kanë thënë se disa pjesë të këtij ligji, i njohur me emërtimin "Akti Patriotik i Shteteve të Bashkuara" do të mund të dhunonte, në masë të madhe, intimitetin e amerikanëve. Presidenti George Bush dhe ndihmësit e tij, së bashku me liderët republikanë të Kongresit, janë angazhuar fuqishëm që shumica e dispozitave të këtij akti, të bëhen të përhershme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan tha sot se shpreson se Senati, përsëri, do ta shqyrtoj këtë çështje.
XS
SM
MD
LG