Liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur që Maqedonisë ti jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në bllok. Në kumtesën e cila u publikua në orët e para të mëngjesit të sotëm, thuhet se pranimi i Maqedonisë varet nga debatet ndërmjet të 25 anëtarëve të tashëm lidhur me kapacitetin e BE-së për të absorbuar anëtarë të rinjë. Bashkimi Evropian ka thënë se Maqedonia ka bërë progres substancial në reformat politike dhe ekonomike.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.