Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ambasadori i Irakut në Kombet e Bashkuara, Samir Sumaidaie tha mbrëmë vonë se zgjedhjet e pardjeshme kanë shënuar fillimin e fundit të dhunës terroriste në këtë vend.
- Ishte një ditë e madhe e lirisë. Mendoj se ishte një pikë kthese në fillimin e fundit të terrorizmit në Irak. Me gjakun e tyre, irakianët e kanë shkruar një kaptinë në historinë e tyre, që do të mbahet mend me dekada, tha ambasadori Sumaidaie, në Shtëpinë e bardhë, pas një takimi me presidentin amerikan, George Bush. Është paralajmëruar që, nesër në një fjalim televiziv, zoti Bush do të flasë lidhur me hapat e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG