Ndërlidhjet

SHKUP


Kryetari i Maqedonisë, Branko Cervenkovski deklaroi se dhënia e statusit shtet-kandidat Maqedonisë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, paraqet konfirmim të fuqishëm i kapacitetit evropian dhe potencialit demokratik.
"Vendimi i sotëm paraqet përgjegjësi tepër të madhe që të vazhdojmë me një përkushtim më të madh drejt qëllimit të njëjtë sepse na presin shumë sfida dhe
punë e madhe", tha Cervenkoski. Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski theksoi ndër të tjera, se vendimi i Samitit të Bashkimit Evropian do të thotë vize për të vazhduar në rrugën evropiane.
Ndërkaq përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere deklaroi se kjo është mirënjohje për përpjekjet e mëdha dhe guximin e treguar nga kjo Qeveri dhe nga të gjithë qytetarët në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG