Ndërlidhjet

TEL AVIV


Bashkimi Evropian ka deklaruar se do te ndalojë financimet prej qindra milion euro, ndihmë për autoritetet palestineze, nëse organizata Hamas fiton zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 25 janar, dhe nuk do te heqë dorë nga dhuna. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana deklaroi sot gjatë vizitës në Tel Aviv se Bashkimi Evropian është një donator shumë i rëndësishëm për autoritetet palestineze, dhe do të jetë shumë e vështirë nëse nga zgjedhjet do të vijë në pushtet një parti, e cila në mënyrë te qartë, nuk ka pranuar të drejtën e Izraelit, për ekzistencë
XS
SM
MD
LG