Ndërlidhjet

SOFJE


Kosovës i nevojitet autonomi e gjerë dhe mbrojtje më e mirë e minoriteteve serbe-ka deklaruar kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, pas takimit me homologun bullgar Sergei Stanishev. Sipas Koshtunicës, Beogradi po kërkon të gjejë një kompromis me shqiptarët e Kosovës.
"Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet brenda autonomisë dhe jo nëpërmjet zgjerimit të kufijve, gjë që do të krijonte preçedente dhe ndarje të popujve", tha kryeministri serb.
Ndërkaq kryeministri bullgar Stanishev tha se Kosovës i nevojitet një mbrojtje më e mirë e të gjitha minoriteteve dhe më shumë pushtet për autoritetet lokale.
Ai tha se çështja e prekshme e Kosovës duhet të zgjidhet ashtu që të prodhojë stabilitet në rajon, në vend të kthimit të së kaluarës.
XS
SM
MD
LG