Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti i Francës Jacques Chirac u ka bërë thirrje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës që në negociatat për statusin të hyjnë pa qëndrime paraprake për epilogun e tyre.
Pas një takimi me presidentin e Serbisë Boris Tadiq,
Chirac ka kërkuar nga të gjitha palët që në negociatat për statusin e Kosovës të hyjnë me gatishmëri për dialog dhe për respektimin e rekomandimeve të Këshillit të Sigurimit.
Tadiq ndërkaq ka deklaruar se në takimin është angazhuar për "vendosjen e sistemit të entiteteve dhe ruajtjen e tërësisë së Kosovës", si dhe vendosjen e lidhjeve institucionale të bashkësisë së komunave serbe me Beogradin.
XS
SM
MD
LG