Izraeli ka deklaruar se do te ndalojë palestinezët në Jeruzalem të votojnë në janar, nëse në zgjedhje merr pjesë dhe grupi islamik Hamas. Zyrtarë izraelitë kanë deklaruar se roli i Izraelit është të "mos ndihmojë Hamasin të zgjidhet në votime". Ndërkaq autoritetet palestineze thanë se ndalimi i votuesve palestinezë mund të sjellë një shtyrje të zgjedhjeve parlamentare të 25 Janarit. Për herë të parë Hamasi ka shpallur kandidatët e vet në zgjedhjet parlamentare.