Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MONAKO


Mark Thatcher, i biri i ish kryeministres britanike Margaret Thatcher, nuk është i mirëserdhur në principatën e Monakos dhe nuk do t'i vazhdohet lejeqëndrimi që i skadon pas 6 muajsh.
Zëdhënësi i familjes së sundimtarit tha se "dëshira e princit Albert është që gjatë kohës së tij, etika dhe morali të jenë thelbi i jetës në Monako".
Mark Thatcher, 52 vjeçar, kërkon vendbanim të ri, meqë është dënuar për përpjekjen e finansimit të një grusht-shteti në Gunienë Ekuatoriale. Ai tashmë e ka të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG