Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


10 ushtarë irakenë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga sulmet e kryengritësve drejtuar një pike kontrolli ushtarak në veri-perëndim të Bagdatit.
Policia tha se kryengritësit gjatë sulmit kishin përdorur granata dhe armë automatike.
Po sot nga Iraku njoftohet se me qindra sunitë kanë protestuar në rrugët e Irakut duke kërkuar zhvlerësimin e rezultateve të zgjedhjeve të 15 dhjetorit. Demostratat e thirrura nga aleanca kryesore synite, Fronti Kombëtar, u përqëndruan në Bagdad dhe Samara.
XS
SM
MD
LG