Ndërlidhjet

NJU JORK


E përditshmja New York Times ka raportuar se se Agjencia për Sigurinë Kombëtare ka bërë më shumë mbikqyrje të postës elektronike dhe thirrjeve telefonike pa urdhër të gjykatës, se sa që ka pranuar administrata e Bushit.
Gazeta e para shkroi për programin e spiunimit më 16 dhjetor. Më pas, presidenti George Bush pranoi ekzistimin e këtij programi, por theksoi se urdhëri i tij ekzekutiv ishte i kufizuar vetëm për njerëzit e ndërlidhur me Al Kaidën.
Por raporti i fundit i New York Times, i cili citon një burime të paidentifikuar të administratës aktuale dhe asaj të mëparshme, thotë se Agjencia ka përgjuar shumë më tepër biseda telefonike.
XS
SM
MD
LG