Ndërlidhjet

KABUL


Policia në Kandahar ka arrestuar një person të dyshuar si sulmues me bombë si dhe tri talebanë të tjerë me akuzën për luftime në jug të Afganistanit. Ndërkaq presidenti i vendit Karzai njoftoi se dy zyrtarë të lartë afgane u përjashtuan nga puna pasi kishin kryer spiunime. Këtë fakt presidenti e përmendi gjatë një fjalimi në kuvend, ku deklaroi se zyrtarë të caktuar afganë punojnë për interesa të huaja vetëm për përfitime parash.
XS
SM
MD
LG