Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat deklaroi sot se një vendim i Izraelit për të lejuar palestinezët të votojnë në Jerusalem do të ishte çelësi i përgjigjes për kërkesën e palestinezëve. Ndërkaq një zyrtar izraelit tha se Izraeli mund të lejojë palestinezët që jetojnë në Jerusalemin lindor të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 Janarit. Ndërkaq kryeministri palestinez Ahmed Qureia ka deklaruar se vendimi i Izraelit mund te çonte në shtyrjen e përgjithshme të votimeve.
XS
SM
MD
LG