Ndërlidhjet

PRAGË


Bota ka kujtuar sot një vjetorin e tragjedisë së cunamit në Oqeanin Indian, ku humbën jetën mbi 200 mijë persona në 12 vende dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Ceremoni u mbajtën në Indonezi, Sri Lanka, Indi dhe Tajlandë, vende që mbajtën pjesën kryesore të tragjedisë.
Më 26 dhjetor të 2004 një tërmet 9 ballësh i shkallës Rihter në Oqeanin Indian shkaktoi valë të mëdha që sollën dhe dëmet në njerëz dhe materiale.
Nga cunami humbën jetën dhe 2400 të huaj, shumica turistë evropianë.
Edhe Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Gjermania kanë ndezur qirinjë në kujtim të viktimave. Presidenti amerikan George Bush dhe kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan dërguan mesazhet e tyre në këtë ditë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG