Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Unë angazhohem për pavarësi me sovranitet, sepse çdo kushtëzim i pavarësisë do ta pengonte zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në Kosovë", ka thënë kryeministri Bajram Kosumi, duke mos e përjashtuar mundësinë e marrëveshjeve me NATO-n apo Komisionin Evropian, për ta ndihmuar Kosovën edhe në të ardhmen. Në një intervistë për Radion "Evropa e Lirë", Kosumi thotë se prezenca e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, pas statusit, nuk duhet të jetë mision i ri administrimi.
Duke folur për procesin e bisedimeve, ai tha se me Beogradin do të bisedohet për "interesat reale" dhe për relacionet e reja që krijon bërja e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë. (Intervista e plotë te rubrika Intervista).
XS
SM
MD
LG