Ministri i Jashtëm i Italisë, Gianfranco Fini, sot ka qëndruar për një vizitë në Kosovë. Ai është takuar me kryeministrin Bajram Kosumi dhe më pas, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Giuseppe Valotto, e ka vizituar manastirin e Deçanit. Takimi i tij me presidentin Ibrahim Rugova është anuluar për shkaqe shëndetësore, ka thënë Muhamet Hamiti, zëdhënës i Presidentit. Ai ka konfirmuar se presidenti Rugova ndodhet në rezidencën e tij në Velani.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.