Ndërlidhjet

SARAJEVË


Laboratori i mjekësisë ligjore në Bosnjë, i ngritur për identifikimin e personave të zhdukur gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në identifikimin e viktimave të uraganit "Katrina". Një zëdhënëse ka thënë se Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur do t'i fitojë profilet e ADN-së duke bërë qindra teste me mostrat e eshtrave, të cilat pastaj do t'ua japë autoriteteve të Luizianës në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG