Ndërlidhjet

BAGDAD


Disa sulmues sot i kanë vrarë të paktën 11 shiitë irakianë, në një zonë kryesisht sunite, në jug të Bagdadit.
Kapiteni i policisë, Hussein Shamil tha se viktimat ishin prej të njëjtës familje të gjerë.
Nga zhvillimet tjera, katër policë janë vrarë sot në mëngjes, në Bagdad, pasi një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë tek një postë-bllok, afër Ministrisë së Brendshme.
Në këtë sulm janë plagosur edhe 5 policë të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në spital.
XS
SM
MD
LG