Ndërlidhjet

DUBAI


Krahu i Al-Kaida-s në Irak sot e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e 5 anëtarëve të stafit të ambasadës sudaneze dhe është kërcënuar se do t'i vrasë, në qoftë se Kartumi nuk i ndërpret marrëdhëniet me Bagdadin brenda 48 orëve.
Njoftimi u bë përmes një deklarate dhe një videoincizimi të publikuar sot në internet.
Nga ana tjetër, ministria e Jashtme e Libanit, ka njoftuar se një inxhinier libanez që punonte për kompanitë perëndimore është rrëmbyer sot në Irak.
Ndërkaq, më herët, ministri i Jashtëm i Francës, Philippe Douste-Blazy, ka apeluar për lirimin e francezit të rrëmbyer ditë më parë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG