Ndërlidhjet

PRISHTINË


Suksesi më i madh i vitit që po lëmë pas ishte hapja e bisedimeve nga bashkësia ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit Ibrahim Rugova për Vitin e Ri 2006.
Zoti Rugova mes tjerash thotë se 2006-ta do të jetë vit i progresit të madh të Kosovës, një vit më efikas, më veprues i institucioneve për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe mirëqenie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
Në planin e brendshëm, Rugova thotë se do të punohet më fuqishëm në mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.
Duke përkujtuar të gjithë ata që kanë rënë për lirinë, paavrësinë dhe demokracinë e Kosovës, presidenti Rugova edhe me këtë rast ka thënë se njohja më e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, do t'i shpejtonte proceset e brendshme dhe do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës.
Vitin e Ri, qytetarëve të Kosovës ua kanë uruar edhe udhëheqësit tjerë të institucioneve dhe krerë të partive politike.
XS
SM
MD
LG