Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në vitin që po lëmë pas, Kosova me dinjitet dhe pjekuri politike u përball me sfidat, vlerësoi shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen.
Në urimin për Vitin e Ri, Jessen-Petersen theksoi se qytetarët e Kosovës i treguan botës se janë kthyer nga e ardhmja e jo e kaluara, ndërsa fillimi i bisedimeve për statusin e Kosovës është tregues për arritjen e progresit në mbrojtjen e minoriteteve, lirinë e lëvizjes, kthimin e të zhvendosurve dhe decentralizimin.
Zbatimi i standardeve dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike do të jenë në fokus të përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, edhe pse në vitin 2006 do të dominojnë bisedimet për statusin, thuhet në urimin e kreut të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG