Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 84 të burgosur në burgun amerikan në Guantanamo, që dyshohen për terrorizëm, kanë filluar grevën e urisë.
Ushtria tha se 46 të burgosurit më 25 dhjetor refuzuan ushqimin, kështu që iu bashkangjitën 38 të tjerëve, që tashmë kishin filluar grevën.
Avokatët e disa të burgosurve e kanë cilësuar grevën e urisë si protestë për kushtet në burg dhe mungesën e të drejtave ligjore.
Shtetet e Bashkuara thonë se në Guantanamo gjenden rreth 500 të burgosur, që kryesisht janë kapur në Afganistan nga fundi i vitit 2001.
XS
SM
MD
LG