Ndërlidhjet

VARSHAVË


Evropianët përballen me temperatura të ulëta në prag të festës së Vitit të Ri.
Polonia raportoi për 22 të vdekur nga hipotermia në ditët e fundit. Shumica ishin të pastrehë.
Në Britani, e cila po e kalon dhjetorin më të ftohtë në 10 vitet e fundit, një njeri vdiq nga i ftohti. Dy britanikë vdiqën në Francën veriore kur automjeti i tyre rrëshqiti nga rruga.
Moti i ftohtë ka shkaktuar vdekjen e dy njerëzve në Francë, njërit në Kroaci, tre vetave në Itali, përfshirë një ukrainasi në Napoli.
Në Hungari, autostrada kryesore që lidh Budapestin dhe Vjenën u mbyll pas një përplasjeje vargore të 60 automjeteve.
Edhe Turqinë e kanë kapluar temperatura të ulta. Në qytetin lindor Agri u shënuan minus 34 gradë Celzius, kurse rreth 500 fshatra janë izoluar nga bora.
XS
SM
MD
LG